Choose a track to play
Oh moj nanë, moj nana ime
Zoti i madh të ka beku
Ti më dhe jetë e ti më rrite
Sa jam gjallë, s'kam me t'harru
Oh moj nanë, moj zemër e madhe
Oh, në shpirt gjithmonë të kam
Në sa herë që kemi halle
Ti menjëherë na gjindesh pranë
Kur të lindim dhe deri sa vdesim
Nanën ne e duam pranë
Se kur qajmë dhe kur qeshim
Të gjithë thërrasim: "Oh moj nanë"
Ah moj nanë, moj nana ime
Zoti i madh të ka beku
Ti më dhe jetë e ti më rrite
Sa jam gjallë, s'kam me t'harru
Ah moj nanë, moj nana ime
Zoti i madh të ka beku
Ti më dhe jetë e ti më rrite
Sa jam gjallë, s'kam me t'harru
Oh sot prind unë vet u bana
Me fëmijë jam ba dhe vet
Para syve po më del nana
Bashkë me hallet që ka heq
Një këshillë dua t'ju jap
Një këshillë, o miqtë e mi
Nënat tona kërkojnë pak
Veç respekt e dashuri
Kush kërkon me gjet Xhenetin
Do t'i them një fjalë të rrallë
Nanës me ia bo hyzmetin
Sa ka frymë e sa është gjallë
Një këshillë dua t'ju jap
Si të vjetër e të rinj
Nënat tona kërkojnë shumë pak
Veç respekt e dashuri
Ah moj nanë, moj nana ime
Zoti i madh të ka beku
Ti më dhe jetë e ti më rrite
Sa jam gjallë, s'kam me t'harru