Elige una pista para reproducir
Kush Po Fiton?
Secili ka një listë
Një orar, një"target" për me mujtë dikë
Por askush nuk ka kohë me pyet
Për çka?
Rruga plot, mendja bosh
Prej sabahut n'garë me kohë
Po ec, po nxitoj
Po s'e di ku po shkoj
Kush po fiton, kur krejt jemi t'lodhun?
Në fund t'ditës jemi vetëm n'pasqyrë
Kush po fiton, kur shpirtin po e shesim?
Për çmime që askush s'I kujton nesër!
Ranglista, followers
CV me fjalë që nuk na tregojnë kush jemi
E gjithçka që vlen
Nuk hyn në statistikë
E nëse e ndal këtë garë
Nuk je"mjaft"
E nëse fiton
Nuk je ti
Kush po fiton, kur krejt jemi t'lodhun?
Në fund t'ditës jemi vetëm n'pasqyrë
Kush po fiton, kur shpirtin po e shesim?
Për çmime që askush s'I kujton nesër!
Kush po fiton, kur jeta t'ik n'dorë?
Kur buzëqeshja osht"filter"
E loti mbulohet me"busy"?
Kush po fiton
Kur gjithçka osht për tjerë
E kurrë për veten?