Elige una pista para reproducir
Mos e Lyp Arsyen
Mos e lyp arsyen
Se s'ka logjikë kur bota është e çmendun
Pse s'u ndodh ty ajo punë e mirë?
Pse ai që s'din fiton, e ti që din s'je askund?
Pse ai që rren ec përpara
E ti që je drejt je"problem"?
Mos e lyp arsyen!
Nuk ka, nuk ka!
Bota rrotullohet pa mendje
E sistemi flet pa zemër!
Mos e lyp arsyen!
Se s'ke me gjet. veç kaos t'ambalazhuem!
Mëso me ec për inat t'randësisë
Mëso me buzëqesh kur të përçmojnë
Je I çuditshëm? Mirë je
Je ndryshe? Lutu mos me t'ngjajë!
Nuk e kam përgjigjen, e as ti
Po jom këtu. Po jetoj
Edhe kjo mjafton për me u qu herët n'mëngjes
Mos e lyp arsyen!
Lyp veten!
Lyp zërin që s'e shut as televizori
As rrjeti, as nota!
Mos e lyp. e bëhu përgjigjja vet!