Elige una pista para reproducir
Thyeje Kufirin
Ka një vijë në tokë
E gjithmonë na kanë thanë"Mos kalo!"
E kemi ngu
Jemi ndalë
Jemi ulë
Jemi mbytë për qetësi
Po qetësia
S'është paqe
Është burg n'formë fjalësh të buta
Thyeje kufirin!
Mos prit leje për me jetu
Thyeje murin
Ai që t'mban, s'është I yt
Thyeje heshtjen
Thirr emrin tand me zë
Në këtë botë t'rrena
Zani yt osht I vërtetë
Na kanë mësu me lyp falje
Edhe kur kemi drejt
Na kanë thanë"mos bërtit"
Veç pse s'duroni zërin tonë
Nëse s'e then
E thyen ty
Nëse s'del prej rrethit
Bëhesh pika që humbet n'rrathë
Thyeje kufirin!
Mos e lë për nesër
Çlirimi ndodh sot!
Thyeje kufirin
Edhe nëse dridhesh
Ndryshe, jeta të kalon
Thyeje, thyeje
Edhe kur t'dhem!
Liria s'vjen pa gjurmë
Po vlen!